Portieri i kombëtares shqiptare, Berisha një “superman” në portë, Empoli i tij shokon Napolin në fund (VIDEO)
Empoli mori një fitore të madhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”, duke mundur Napolin me rezultatin 0-1, ku lojtari i ndeshjes ishte padyshim shqiptari Etrit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare.
Sfida ishte shumë e fortë, me skuadrën e Napolit që nuk i ndali sulmet në asnjë moment, por që u përballën Etrit Berishën, i cili ishte në form, fantastike duke i mohuar Napolit 5 gola të sigurtë.
Takimi vijoi me barazim pa gola deri në minutën e 90+1’, kur Kovalenko goditi dhe e dërgoi topin në shtyllë dhe rrjetë, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së Empolit.
Pas javës së 12-të të Serie A, Napoli renditet në vend të katërt me 21 pikë, ndërsaEmpoli i shpëton zonës së rrezikut dhe ngjitet në vend të 17-të me 10 pikë.