Euro 2020: Kosova mund të përballet me Serbinë. Cili ishte sqarimi i UEFA-s
Kosova është një hap larg kualifikimit historik në Europianin që do të zhvillohet në 2020. Dardanët momentalisht ndodhen në vendin e 3-të, teksa një triumf në transfertë ndaj Çekisë do t’i siguronte përfaqësueses së Shaland një biletë për në Euro 2020.
Një pyetje lind natyrshëm, a mund të përballet Kosova me Serbinë në Europian, në rast se këto 2 ekipe arrijnë të kualifikohen?
Media kosovare “Indeksonline” ka kontaktuar zyrën për media të UEFA-së për të sqaruar situatën nëse Kosova mund të luaj kundër Serbisë dhe Bosnjës në Europian, teksa përgjigjja ka qenë e qartë, se “Dardanët” mund të përballen më këta 2 kundërshtarë, në ndeshjet me eliminim direkt.
“Kosova nuk mund të luajë me Serbinë vetëm në fazën e grupeve. Më pas, nëse e kalojnë këtë fazë ata mund të përballen. Përveç Serbisë, Kosova nuk mund të luajë në grupe me Bosnje-Hercegovinën”, ishte sqarimi i UEFA-s.