Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Euro U-17 mbërrin në Elbasan, FSHF organizon event promovues me qindra fëmijë e qytetarë

Sporti E mërkurë, 14 Maj 2025 12:29
Euro U-17 mbërrin në Elbasan, FSHF organizon event promovues me qindra fëmijë e qytetarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eventi i radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u zhvillua në Elbasan, ku morën pjesë qindra fëmijë dhe banorë të këtij qyteti.

Aktiviteti, që u organizua në sheshin përpara stadiumit “Elbasan Arena”, kishte si qëllim promovimin e këtij eventi historik për vendin tonë dhe përfshirjen e qytetarëve të Elbasanit në këtë ngjarje madhore sportive që do të mbahet nga data 19 maj deri më 1 qershor në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Pano Xhixho, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e turneut, Valbona Selimllari, ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, si dhe përfaqësues të SHRF Elbasan.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Pano Xhixho theksoi rëndësinë e këtij Europiani dhe ftoi të gjithë qytetarët ta përjetojnë nga afër atmosferën e këtij kompeticioni.

“Ju sjell përshëndetjet e Presidentit Duka. Më vjen shumë mirë që jemi në “Elbasan Arena”, aty ku të gjithë e mbajmë mend aventurën që nisi Andi Lila me shokët e tij për të shkuar në Europian. Na dukej e pamundur që Shqipëria një ditë të shkonte në Kampionatin Europian, por ka qenë pikërisht ky stadium që solli atë sukses të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar.

Ja ku jemi sot, në një tjetër Europian “Euro U17 Shqipëri 2025”, një gjë e paimagjinueshme më parë. Le ta shijojmë këtë Europian, sepse nuk ndodh shpesh që të luhet një Kampionat Europian në vendin tonë”, – tha anëtari i KE-së, Pano Xhixho.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha falënderoi FSHF-në dhe Presidentin Duka për sjelljen e këtij eventi në Shqipëri.

“Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dua të shpreh falënderime për Federatën e Futbollit dhe veçanërisht për Presidentin Duka, sepse besoj se ky event europian ka ardhur falë mbështetjes së tij si Zv. President i UEFA-s. Është shumë e bukur të shohësh kaq fëmijë dhe të rinj, trajnerë, përfaqësues, duke falënderuar Andi Lilën, gjyqtarin që kemi të pranishëm, përfaqësues nga Federata dhe nga klubi i Elbasanit. Shpresoj që të gjithë së bashku ta shijojmë këtë Europian”, tha Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadorja e Euro U-17, Valbona Selimllari, theksoi rëndësinë e mbështetjes për ekipin Kombëtar në Kampionatin Europian.

“Dikur ka qenë ëndërr të prekje Europianin, sot nuk është më një ëndërr, është një fakt. Europiani vjen në Shqipëri, në vitin 2027 do vijë dhe Euro U-21. Futbolli shqiptar, me këtë ekip kaq të mrekullueshëm të FSHF-së, nuk e di se ku do na dërgojë, dhe ju jeni e ardhmja, ta dini. Kemi nevojë që t’i mbështesim fort djemtë. Nëse stadiumi do të ketë këtë energji, të jeni të sigurt që ekipi jonë do të fitojë atë ditë”, – tha ambasadorja e Europianit, Valbona Selimllari.

Mund t'ju interesojë

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Para 7 orësh
Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Para 7 orësh
Ronaldinho bën debutimin fitimtar në Serie C italiane

Ronaldinho bën debutimin fitimtar në Serie C italiane

Para 9 orësh

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila e cilësoi këtë Europian si një privilegj për vendin.

“Çdo futbollist pjesëmarrës do të jetë në piacë dhe do të performojë për ngjyrat kuqezi. Do të ketë një privilegj sepse të gjithë sytë e Europës dhe menaxherëve do të jenë këtu që të kenë një karrierë sa më të pasur. Të gjitha skuadrat finaliste nxjerrin yje të futbollit botëror, pretendentë të Topit të Artë. Por shpresoj që edhe ne të bëjmë më të mirën tonë dhe të përfaqësohemi denjësisht, ashtu siç edhe Kombëtarja A përballet denjësisht kundër çdo kundërshtari. Pse mos të përballet edhe ekipi U-17. Është bërë një punë e mirë nga trajnerët e ekipit kombëtar dhe FSHF, Presidenti Duka. Falë tij po vijnë këto aktivitete të rëndësishme. Kemi disa stadiume me të cilat përfaqësohemi denjësisht kudo”, tha Andi Lila.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 6 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 6 minutash

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C
Para 7 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 7 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 18 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 23 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 10 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 7 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.