Euro U17 për vajza, Kosova fiton ndaj Shqipërisë në ”Elbasan Arena”
Sfidat e treta të Grupit B në Eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza, që zhvillohen në Shqipëri, u luajtën këtë të hënë, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të grupit. Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave, u përball me Kosovën në stadiumin “Elbasan Arena”, duke u mposhtur me rezultatin 6-0.
Ndeshja nisi me vrull me të dyja skuadrat që u përpoqën të merrnin kontrollin e lojës. Në minutën e gjashtë një pasiguri e mbrojtjes kuqezi u shfrytëzua nga Elona Paci, e cila pasi dribloi edhe portieren Mone, shënoi me portën e boshatisur.
Dy minuta më pas Rosela Vasa mori një pasim nga mesfusha dhe pas një depërtimi të bukur goditi portën, por topi kaloi ngjitur me traversën. Kosova gjeti shumë shpejt edhe golin e dytë në minutën e 10-të, Alba Shabani mori një top në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje diagonale mposhti portieren, dhe çoi shifrat në 0-2.
Në minutat e fundit të pjesës së parë Kosova shënoi sërish, pas një goditje dënimi me Shabanin, e cila gjuajti me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërkohë që Shqipëria U-17 mori një tjetër ndëshkim, pasi Methoxha u largua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhe.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit, Shqipëria U-17 renditet në vendin e tretë.