Europa League dhe Conference League/ Nuk ka surpriza në fazën Play Off

Mbrëmja europiane ka dhuruar emocione, gola dhe përmbysje dramatike në ndeshjet e fundit të fazës “playoff” duke përcaktuar skuadrat që vijojnë rrugëtimin në kompeticionet kontinentale.

Europa League

Bologna FC 1909 konfirmoi formën e mirë duke triumfuar sërish 1-0 ndaj SK Brann. Golin vendimtar e realizoi João Mário në pjesën e dytë, duke vulosur kualifikimin e italianëve me rezultatin e përgjithshëm 2-0. RC Celta de Vigo nuk gaboi përballë PAOK FC, duke fituar edhe sfidën e dytë dhe siguruar kalimin në raundin tjetër me shifrat e përgjithshme 3-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Angli, Nottingham Forest FC u mposht 1-2 nga Fenerbahçe SK, por fitorja e thellë 0-3 në takimin e parë rezultoi vendimtare për anglezët, që avancojnë më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Surpriza dhe drama e mbrëmjes erdhi nga Belgjika. GNK Dinamo Zagreb triumfoi 1-3 në transfertë ndaj KRC Genk, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm pas humbjes me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë. Sfida shkoi në shtesë, në një duel me tension të lartë. Arbër Hoxha nuk ishte i grumbulluar për këtë përballje.

Conference League

Alkmaar përmbysi humbjen e parë 1-0 ndaj Noah, duke fituar bindshëm 4-0 në shtëpi dhe duke siguruar kalimin në raundin tjetër.

Më shumë se sa pritej vuajti Crystal Palace FC përballë HŠK Zrinjski Mostar. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, londinezët fituan 2-0 në kthim dhe kaluan më tej, por jo pa vështirësi.

SK Sigma Olomouc triumfoi 1-2 në transfertë ndaj FC Lausanne-Sport, duke kapitalizuar barazimin 1-1 të sfidës së parë për të siguruar kualifikimin.

Ndërkohë, Lech Poznań konfirmoi epërsinë ndaj Kuopion Palloseura me një tjetër fitore 1-0, duke mbyllur llogaritë me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?