Europa League/ Fitojnë thellë Roma dhe Liverpooli, barazon Leverkuseni

Roma triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj anglezëve të Brightonit, duke vulosur kualifikimin në çerekfinale që në ndeshjen e parë.

Verdhekuqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Dybalën dhe Lukakun, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ishin italianët Mancini e Cristante që vulosën suksesin bindës 4-0.

Nga ana tjetër, Brightoni i De Zerbit zhgënjeu totalisht, duke u shfaqur larg formës me të cilën na ka mësuar dy sezonet e fundit të Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpooli fitoi rezultatin e thellë 1-5 në transfertën çeke ndaj Spartës së Pragës. “The reds” zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar me MacAllister dhe dy herë me Nunez, ndërsa në pjesën e dytë ishin Luiz Diaz dhe Szobozlai që vulosën suksesin. Dy futbollistët shqiptarë e nisën nga stoli për t’u aktivizuar Laçi në minutën e 65-të dhe Tuci në të 75-ën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Leverkuseni barazoi 2-2 me Qarabag. Skuadra azere shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ishin Wirtz dhe Schick që rikthyen baraspeshën, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për në javën e ardhshme në “Bay Arena”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?