Europa League, luhen ndeshjet e fundit në grupe
Çfarë ndodh sonte me raundin e fundit të ndeshjeve të Europa League? Ku janë stacionet më delikate të ndeshjeve të sotme për të përcaktuar 24 skuadrat që do të kualifikohen në fazën tjetër?
Në orën 17:00 do të luhen 6 takime, ku veçohen ato të Grupit L, Osmanlispor – Zyrih dhe Villareal Steaua e Bukureshtit, pasi të gjitha skuadrart ndahen vetëm me një pikë nga njëra – tjetra. Turqve të Osmnalispor i mjafton barazimi përballë Zyrihut, ndërsa Villarealit i duhet me cdo kusht fitorja që të vijojë më tej.
Ndërkaq në grupin H Braga pret Shaktar Donjeck tashmë të kualifikuar, ndërsa Gent që ka një pikë më pas se skuadra portugeze duhet të fitojë patjetër në fushën e Konyasporit me shpresën se Shaktari nuk do të humbasë.
Shumë më e komplikuar është situata te grupi i Fiorentinës pasi janë 3 skuadra që duan të kalojnë. Fiorentinës i duhet thjesht të mos humbasë në fushën e Qarabagut të Ansi Agollit, ndërsa Paoku thjesht duhet të bëjë detyrën në shtëpi me Liberecin. Por skuadra ceke mund të kualifikohet nëse mund Paokun dhe Fiorentina fiton me Qarabagun.
Manchester United duhet vetëm që të mos humbasë në fushën ukrainase të Zorias për të siguruar kualifikimin, ndërsa Fenerbahce ka në favor faktorin fushë ndaj Feyenordit, për të ruajtur vendin e parë. Në Grupin C, Apoel Nicosia pret Olimpiakosin, por të dyja skuadrat e kanë prerë biletën për më tej, ndërsa ndërsa Yong Boys luan në shtëpi me Astanën.
Roma e para e grupit E, luan në transfertë me Astrën, ndërsa Austria e Vjenës në fushën e Viktoria Pelzen. Në austriakët fitojnë dhe Astra nuk merr më shumë se një pikë, rumunët humbasin vendin e dytë. Genk dhe Bilbao në grupin e tyre e kanë arritur kualifikimin. Në orën 21:00, Ajaksi i Amsterdami, matematikisht në fazën tjetër luan në transfertë me Standardin e Lieggit, ndërsa Panathinaikos pret Celta Vigon. Skuadrës spanjolle i duhet patjetër të fitojë dhe Ajaksi të marrë pikë, që të sigurojë vendin e dytë. Shalke e Krasnodar në grupin e tyre luajnë thjesht për kalendar, ku gjermanët stërvitjen në fushën e Salzburgut, ndërsa rusët në transfertë me Nicën. Dy ndeshjet e fundit i përkasin grupit K, me Spartën e Pragës tashmë të kualifikuar që do të përballet në San Siro me Interin, ndërsa Southampton duhet patjetër të fitojë me Beer Shevan që të spostopjë në vendin e tretë izraelitët.
KOHA JONË SONDAZH

