Europa League/ Luhen sonte sfida interesante, Roma sfidon Rangers

Europa League, gara e dytë më prestigjioze në kontinent, rikthehet sot me emocionet e raundit të katërt të fazës së grupeve. Ndeshjet do të zhvillohen në dy fashat tradicionale, në orën 18:45 dhe 21:00, duke sjellë duele vendimtare për objektivat e çdo skuadre.

Në Glasgow, Rangers pret Romën në një ndeshje me shumë presion për të dyja palët. Verdhekuqtë vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe kanë nevojë të rikthehen te fitorja, ndërsa skocezët ndodhen në fundin e renditjes me tre humbje. Nedim Bajrami nuk pritet të aktivizohet me Rangers, ndërsa Roma udhëton e cunguar: mungojnë Dybala, Angelino, Bailey, Baldanzi, Ferguson dhe Vasquez.

Një nga përballjet më tërheqëse luhet në “Maksimir”, ku Dinamo e Zagrebit sfidon Celta Vigon. Për kroatët pritet që Arbër Hoxha ta nisë ndeshjen si titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bologna do të presë Brann në “Dall’Ara”, Stuttgart do të sfidojë Feyenoord-in, ndërsa Betis përballet me Lyon-in në një duel me shumë peshë për kualifikimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "BASEL 18:45 CRVENA ZVEZDA FCSB 18:45 BT GNK DINAMO LILLE 18:45 CELTA MALMÖ 18:45 MIDTJYLLAND PANATHINAIKOS 18:45 NICE CELTIC 18:45 SALZBURG FREIBURG 18:45 GO AHEAD EAGLES 18:45 UTRECHT NOTT'M FOREST 18:45 PORTO 21:00 町 M. TEL-AVIV BOLOGNA 21:00 HRDY BRANN BRAGA 21:00 GENK SERER STURM GRAZ ASTON VILLA FERENCVAROS MD4 VIKTORIA PLZEŃ 21:00 POK LUDOGORETS 21:00 RANGERS YOUNG BOYS 21:00 REAL BETIS ROMA NS *L 21:00 LYON STUTTGART 21:00 FEYENOORD 21:00 FENERBAHÇE"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?