Europa League, Shkëndija në “play-off”

Partizani nuk do të jetë skuadra e vetme shqiptare që do të synojë të luajë në fazën e grupeve të Europa Leagues, pasi edhe Shkëndija e Tetovës arriti të kualifikohet në fazën e “play-off”-it të këtij kompeticioni.

Kuqezinjtë u mundën minimalisht 1-0 në Çeki ndaj Mlada Boleslav, por fitorja 2-0 në Tetovë një jaë më parë e bëri të pavlefshme atë të sotmen, duke bërë që tetovarët të vazhdojnë më tutje.

Në të vërtetë, Shkëndija arriti të ruajë rezultatin dhe vetëm në minutën e 82, Magera shfrytëzon një krosim në zonë të Kudelas për të çuar me kokë topin në rrjetën e Zahov. Në minutat e mbeura, Shkëndija u tregua e përqendruar, ashtu siç ishte gjatë gjithë takimit, dhe falë mbështetjës së madhe të “Ballistave” arriti që në fund të festojë edhe kualifikimin

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?