Europiani i femrave, Shqipëria thellë nga Lituania
Kombëtarja e femrave në basketboll e nisi rrugëtimin e kualifikueseve të Europianit atje ku e kishte lënë, tek humbja e thellë dhe tek i njëjti kundërshtar.
Përballë Lituanisë, në ndeshjen debutuese, vajzat kuqezi u mundën me diferencë, 108-43. Në takimin e luajtur në Kedainai të Lituanisë, skuadra e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj nuk mundi t’i bëjë ballë forcës së një prej përfaqësueseve elitare të basketbollit.
Lituanezet thelluan rezultatin periodë pas periode ndërsa në fund diferenca ishte plot 65 pikë. Takimi i radhës i përfaqësueses shqiptare është ai ndaj Serbisë më 17 nëntor.