Europiani U-17/ Franca triumfon thellë ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”

Franca regjistroi fitoren e parë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, pasi mposhti Gjermaninë në “Elbasan Arena” me rezultatin 3 - 0.
“Gjelat” zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe shënuan dy gola të shpejtë që në pjesën e parë me Ilyas Azizi dhe Djylian Nguessan. Fitoren e vulosi Christ Batola në fraksionin e dytë, pasi realizoi golin e tretë.
Ndeshja nisi menjëherë me gol, pasi Franca zhbllokoi rezultatin në minutën e 2 - të me Ilyas Azizi. “Gjelat” vijuan të ishin të pandalshëm dhe shënuan golin e dytë në minutën e 12 - të me Djylian Nguessan.
Gjermania mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 31 - të, pasi Mussa Kaba u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll 2 - 0 për Francën, ndërsa në fraksionin e dytë “gjelat” vulosën fitoren me golin e Christ Batola në minutën e 78 - të. Takimi përfundoi 3 - 0.
Ndeshjet e dyta në Grupin A të Kampionatit Europian U-17 do të luhen më 22 maj. Në “Elbasan Arena” Shqipëria do të përballet me Gjermaninë në orën 18:00. Po atë ditë, në “Arenën Kombëtare”, Franca do të luajë ndaj Portugalisë në orën 20:30.
KOHA JONË SONDAZH

