Everton bën gati ofertën për Brojën, por sulmuesi shqiptar po “pret” Milanin
Armando Broja ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ri. Ai për momentin është i grumbulluar në Amerikë me skuadrën e Chelsea-t, por vijon të jetë me “valixhe” në duar në pritje të ndonjë oferte interesante nga Anglia, por edhe jashtë saj.
Por sipas mediave angleze, Everton është rikthyer fort në pistën e sulmuesit shqiptar, por oferta e tyre është diku te 20 milionë euro, 10 me pak se kërkesa e Chelsea-t.
Klube të tjerë të Premier League si Brentford apo Southampton janë në garë, ndërsa në Itali mbetet të interesuar “Djajtë” e Milan. Everton pritet të humbasë sulmuesin Calvert-Leëin, ndërsa Brentfordi besohet se do të provojë për Brojën në rast se humbet sulmuesin kryesor, Toney, që ishte edhe në Evropian me Anglinë.
Në fakt kuqezinjtë padyshim janë dëshira e madhe e Brojës, I cili do të luante në Champions vitin e ardhshëm dhe mbi të gjitha do të vishte fanellën e një prej klubeve më prestigjoze në botë, atë të 7 herë kampionëve të Evropës.
KOHA JONË SONDAZH

