Evertoni fiton me “manita” nga West Brom, Calvert-Lewin shënon tripletë (VIDEO)

Evertoni e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Nën drejtimin e Carlo Ancelottit skuadra nga qyteti i Liverpoolit ka arritur deri më tani dy fitore në dy ndeshje, duke marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit.

Blutë sot fituan me lehtësi 5-2 ndaj West Brom, në një ndeshje e cila ishte shumë e veçantë për Calvert-Lewin. Sulmuesi 23-vjeçar shënoi plotë 3 gola, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën.

James Rodriguez gjithashtu shënoi një gol me një goditje në hyrje të zonës. Michael Keane realizoi në fillimin e pjesës së dytë ndërkohë që për West Brom do të shënonin Diangana dhe Pereira, në dy fillimet e pjesëve të ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/  

SHKARKO APP