Evertoni i Ancelottit rigjen fitoren, mund me vuajtje Fulham-in (VIDEO)

Everton më në fund është rikthyer në rrugën e fitoreve pas tri humbjeve radhazi në Premier League. Skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti fitoi me shumë vështirësi 3-2 në fushën e Fulham.

Ekipi nga Liverpooli e nisi ndeshjen mjaft mirë duke zhbllokuar rezultatin vetëm pas 40 sekondash me Calvert-Lewin. Vendasit do të barazonin me Reid në minutën e 5-të, por Everton do të realizonte edhe dy gola të tjerë me Calvert-Lewin dhe Doucoure.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Fulham që humbi një penallti me Cavaleiro, ndërkohë që në minutën e 70-të rihapi ndeshjen me Loftus-Cheek. Deri në fund nuk mundën që të realizonin një  tjetër gol për të dalë me pike nga stadiumi “Craven Cottage”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP