Eze: Gjyqtari anësor na mohoi golin e fitores kundër Tiranës!
Patrick Eze shënoi në ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës, finalizim që sipas sulmuesit nigerian ishte në pozicion të rregullt dhe do t’i jepte fitoren skuadrës së Skënder Gegës. Eze ka folur për mediat dhe teksa ka analizuar pozicionin e tij, është shfaqur i revoltuar në intervistën për mediat duke theksuar se ai gol nuk duhej anuluar.
“Nuk jam i kënaqur, nuk jam i lumtur. Unë e dija se nuk isha pozicion jashtë loje, kontrolloni pamjet filmike dhe do ta shikoni. Nuk di ç’të them përveçse që jam shumë i mërzitur. Nëse do të kishim qenë në avantazh 1-0 do të kishte qenë ndryshe, por gjyqtari anësor na e mohoi”.
Patrick Eze është shënuesi më i mirë i Kukësit në këtë sezon me 5 gola të realizuar teksa është në krye të listës së golashënuesve së bashku me Kyrian Nëabuezen e Laçit.