F1/ Hamilton triumfon edhe në Itali, Ferrari në hije

Suksesi i 9-të sezonal për Lewis Hamilton në Çmimin e Madh të Italisë në Imola, ndërsa Mercedes realizoi dopietën e 5-të në këtë kampionat botëror.

Gara në Itali u mbyll në diktatin e makinës së sigurisë “Safety Car” pas aksidentit të Max Verstappen.

I dyti e mbylli garën Valteri Botas, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit në Imola u ngjit Daniel Ricciardo me Renault, ndërkohë që vetëm i 5-ti Charles Leclerc pas krahëve të Danyl Kvyat.

Vetëm i 13-ti Sebastian Vettel i tradhëtuar nga pit-stop i ngadaltë i mekanikëve të Ferrarit në bokse.

SHKARKO APP