Fabio Cannavaro ishte i ftuari special në kursin e Akademisë së FSHF, UEFA PRO
Federata Shqiptare e Futbollit priti sot një mik të veçantë, një nga ata futbollistë të mëdhenj që puna e pasioni për futbollin e vunë në panteonin e njërit prej tre mbrojtësve në botë që kanë fituar Topin e Artë. Fabio Cannavaro ishte i ftuari special në kursin e Akademisë së FSHF, UEFA PRO për të dialoguar dhe për të dhënë paksa nga eksperienca e tij e futbollistit dhe trajnerit në këtë drejtim. Me vlerësimin maksimal për punën e FSHF-së me futbollin, infrastrukturën tonë e sigurisht kualifikimin e trajnerëve tanë, Cannavaro, ky emër i madh i futbollit juventin e atë kombëtar italian, nuk ngurroi të bënte edhe prognozën e tij për Kombëtaren tonë në Euro2024, shkruan Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF.