Fabio Paratici gjithnjë e më pranë Milanit, pritet vetëm zyrtarizimi

Fabio Paratici është gjithnjë e më pranë zyrtarizimit si drejtor sportiv te skuadra e Milanit. Menaxheri tashmë është takuar disa herë në javët e fundit me drejtuesit e klubit kuqezi dhe pronarët e tij dhe sot mund të jetë momenti i kthesës vendimtare.
Sipas Sky Sport, në fakt, CEO i klubit të kuqezinjve, Giorgio Furlani, fluturoi në Londër në këto orë për të takuar ish drejtuesin e Juventusit dhe Tottenhamit me synimin për të mbërritur në tymin e bardhë dhe më pas në nënshkrimin e kontratave.
E ardhmja e Milanit pritet të marrë formë në javët në vijim, ndërkohë që parashikohet largimi i Sergio Conceiçao-s. Më 15 prill, mund të jetë një pikë kthese e rëndësishme për të kuptuar hapat e ardhshëm të kësaj historie.