Fajtori i eliminimit, reagon Mbappe: Trishtim i madh, më vjen keq që nuk ndihmova ekipin!

Kylian Mbappe është cilësuar si fajtor për eliminimin ndaj Zvicrës, teksa gaboi penalltinë e fundit, që do të ndalej nga Sommer. Edhe pse mori pjesë në dy golat e Benzemasë, 22-vjeçari e humbi ndeshjen e tij. “Ylli” i PSG-së, i cili nuk ka folur para gazetarëve pas këtij dështimi, preferoi rrjetet sociale për të komunikuar me tifozët.

“Shumë e vështirë për të kthyer faqen. Trishtimi pas këtij eliminimi është i madh, ne nuk e arritëm objektivin tonë. Më vjen keq për këtë penallti. Doja ta ndihmoja ekipin, por nuk ia dola. E di që ju tifozët jeni të zhgënjyer, por gjithsesi do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj dhe që keni besuar gjithmonë tek ne.

Gjëja më e rëndësishme do të jetë të qëndrojmë edhe më të fortë për atë që na pret në të ardhmen. Urime dhe fat të mbarë Zvicrës,” e mbyll mesazhin e tij kampioni në fuqi i botës, i cili ka kaluar nga ëndrra në makth nga një kompeticion në tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?