“Faleminderit ekipit që na bëri më të fortë”, 3 lojtarë largohen nga Partizani
Arinaldo Rrapaj, Andri Hadroj dhe Tedi Cara janë përshëndetur për herë të fundit me skuadrën e Partizanit dhe tashmë karriera e tyre ka marrë një tjetër drejtim.
Tre futbollistët kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme për Demat në sezonet e fundit dhe pas largimit nga klubi i kuq, kanë sjellë të ardhura të mëdha financiare.
Tre lojtarët do të vijojnë karrierën e tyre në Ukrainë. Rrapaj u prezantua pak ditë më parë te si futbollisti më i ri i Kolos Kovalivka. Ai nënshkroi një kontratë për 3 vite e gjysmë ndërsa kryeqytetasit kanë mbushur arkat me 600 mijë euro nga kjo lëvizje.
Tedi Cara ka zgjedhur Oleksandria me klubin ukrainas që ka paguar 150 mijë euro për shërbimet e lojtarit po aq sa Polissya që ka blerë kartonin e Andi Hadroj.
“Demat” në total arkëtojnë afro 900 mijë euro nga shitja e tre futbollistëve.
Vetë klubi i kuq me anë të një video në rrjetet sociale falënderon Rrapaj, Cara dhe Hadroj ndërsa i uroj fat në aventurën e tyre të re. “Faleminderit ekipit që na bëri më të fortë”, shkruhet në postimin e “Demave” .