Fantastike në Paris, Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale të xhudos
Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Xhudisti nga Kosova ka qenë fantastik edhe në duelin e tij të tretë në Paris, ku përballë e kishte italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Koha e rregullt u mbyll pa fitues , ndërsa dy xhudistët shkuan në ‘Golden score’. Italiani mori tre gabime, duke sjell kalimin e Akil Gjakovës në gjysmëfinale. Tani Akilit i duhet edhe një fitore për ta siguruar medaljen olimpike në Paris.
KOHA JONË SONDAZH

