Fati i buzëqesh Maradonës, fiton mijëra euro nga gjyqi me “D&G”

Mbushen xhepat e Diego Armando Maradonës. Legjenda e futbollit ka fituar një çështje ligjore të hapur kundër kompanisë së njohur Dolce&Gabbana për përdorim abuziv të emrit dhe imazhit.

Kompania e famshme e modës është dënuar për shkak të përdorimit të një fanele të Napolit me emrin e Maradonës.

Gjykata e Milanos sanksionoi gjithçka në favor të Diego Armando Maradonës për shkak se firma e veshjeve luksoze ka përfituar nga ndikimi dhe historia e ish-futbollistit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stilistët e njohur do të paguajnë kështu Maradonën me 100 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Padyshim jë shifër e papërfillshme si për Dolce e Gabbana ashtu edhe për Maradonën, por që legjenda nuk e njeh humbjen, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?