FC Tigres në rrugën e kampionit, si Argjentina e Messit?

Një histori që ngjan me përrallën e kampionëve po shkruhet këtë sezon nga FC Tigres, duke kujtuar rrugëtimin epik të Lionel Messi me Argentina në Kupën e Botës.
Ashtu si Argjentina që e nisi me humbje dhe më pas ngriti trofeun, edhe FC Tigres ka kaluar një fillim të vështirë, por që u kthye në motivim për një seri mbresëlënëse. Në ndeshjen e parë ndaj Barrikadës, Tigres kryesonte 2-0, por u përmbys 4-2, një goditje e fortë që dukej se mund të ndikonte negativisht në sezon.
Por ndodhi e kundërta.
Që nga ai moment, FC Tigres nuk është ndalur më. Ekipi ka arritur një seri fantastike prej 16 ndeshjesh pa humbje, duke vendosur një rekord historik në Sunday League dhe duke treguar një formë të jashtëzakonshme. Një nga karakteristikat më të forta të skuadrës është fakti se në çdo ndeshje kalon e para në avantazh, një tregues i qartë i dominimit dhe mentalitetit fitues.

Në përballjen e fundit, Tigres konfirmoi formën e mirë duke mposhtur Antigonean, një skuadër e njohur për organizimin dhe soliditetin në fushë. Ndeshja u vendos nga një dopietë e realizuar nga Tola dhe Sula, që vulosën një tjetër fitore të rëndësishme për ekipin.
Tashmë, paralelizmi me historinë e Argjentinës nuk duket më rastësi. Shanset që FC Tigres të shpallet kampion janë reale dhe gjithnjë e më të mëdha, por gjithçka do të vendoset në fushë. Ndeshjet e ardhshme do të jenë prova e vërtetë për të treguar nëse kjo formë e shkëlqyer do të vazhdojë deri në fund.
Një gjë është e sigurt: FC Tigres është në rrugën e duhur për të shkruar historinë. D.M/KOHAJONE
KOHA JONË SONDAZH

