FC Tigres nuk ndalet! Fitore ndaj Alpha Crossfit dhe sytë nga titulli

FC Tigres vijon ecurinë pozitive në kampionat, duke regjistruar një fitore shumë të rëndësishme 1–0 ndaj Alpha Crossfit. Një ndeshje e luftuar, e vendosur nga një aksion model dhe një finalizim perfekt i Xhesian Konit, i cili i dha tri pikë të arta skuadrës.


Goli i vetëm i takimit erdhi pas një ndërtimi të bukur të lojës, ku Tigres tregoi qartësisht pjekuri taktike, qetësi në menaxhimin e ritmit dhe vendosmëri në momentin final. Xhesian Koni u shfaq në vendin dhe kohën e duhur, duke kurorëzuar një aksion kolektiv që u duartrokit edhe nga të pranishmit në tribunë.

Kjo fitore merr edhe më shumë vlerë për faktin se Alpha Crossfit vinte në këtë përballje pas 11 fitoreve radhazi, duke qenë një nga skuadrat më në formë të kampionatit. Megjithatë, FC Tigres arriti jo vetëm ta ndalte këtë seri, por edhe të konfirmojë momentin e saj pozitiv, duke e çuar ecurinë pa humbje në 13 ndeshje radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama


Skuadra e drejtuar nga Etis Hysa po shfaq gjithnjë e më shumë ambicie të qarta për titullin kampion. Rezultatet pozitive të javëve të fundit, stabiliteti në lojë dhe integrimi gradual i lojtarëve të rinj po e bëjnë Tigres një nga ekipet më të rrezikshme të fazës së dytë të kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama


Aktualisht, FC Tigres mban vendin e tretë në renditje, shumë pranë kreut, duke lënë të hapur çdo skenar për objektivin madhor të sezonit. Me këtë ritëm, fokus dhe mentalitet fitues, Tigres po dëshmon se është gati të luftojë deri në fund për kurorën e kampionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?