FC Tigres përmbys gjithçka ndaj FC Implant Swiss dhe ngjitet në vendin e dytë

fc tigres
fc tigres

FC Tigres regjistroi një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme, duke triumfuar me rezultatin 3–2 ndaj FC Implant Swiss, në një ndeshje të zhvilluar në Kompleksin Internacional, e vlefshme për kampionatin. Një sukses i ardhur pas një përmbysjeje spektakolare, që konfirmon momentin pozitiv të skuadrës dhe ambiciet e saj për titull.

Takimi nisi me disa ndryshime në formacion nga stafi teknik i Tigres, i cili la në stol disa prej lojtarëve kryesorë. Megjithatë, starti ishte ideal për vendasit, pasi i rikthyeri Jurgen Likollari gjeti rrugën e rrjetës që në minutat e para, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Pas golit, loja u bë më e luftuar dhe në fundin e pjesës së parë, FC Implant Swiss reagoi fort, duke arritur të përmbysë rezultatin dhe ta mbyllë 45-minutëshin e parë në epërsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë solli një tjetër fytyrë të FC Tigres. Me hyrjen në fushë të Markeljan Ozunit, Sabri Picarit dhe Kledi Tolës, ritmi i lojës ndryshoi menjëherë. Pikërisht Tola u bë protagonist, duke shënuar golin e barazimit sapo nisi fraksioni i dytë, çka i dha besim dhe energji skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Goli i fitores erdhi pas një aksioni të bukur individual nga krahu i të rikthyeri Sulejman Masha, i cili me një driblim të shkëlqyer krijoi hapësirën e nevojshme dhe asistoi saktë për Albi Allën. Ky i fundit nuk gaboi përballë portës, duke vulosur shifrat përfundimtare 3–2.

Me këtë fitore, FC Tigres vazhdon ecurinë pozitive, ngjitet në vendin e dytë të renditjes dhe tashmë ndodhet vetëm një pikë larg kreut, duke mbajtur të gjalla shpresat për titullin kampion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?