Federata Angleze reagon pas vendimit ndaj City-t: Implikime të rëndësishme për integritetin e futbollit!
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të Komisionit të Pavarur, i cili e ka shpallur Manchester City-n përgjegjës për shkelje të rënda të rregullave të Fair Play Financiar, si dhe për mosbashkëpunim gjatë hetimeve.
Sipas vendimit, shkeljet lidhen me një periudhë nëntëvjeçare, nga viti 2009 deri në vitin 2018, ndërsa çështja ka shkaktuar reagime të forta në futbollin anglez.
Në deklaratën e saj, FA thekson se vendimi i Komisionit të Pavarur ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe integritetin e futbollit në Angli.
“Vendimi i Komisionit të Pavarur ka implikime të rëndësishme për integritetin e futbollit”, thuhet në reagimin zyrtar të Federatës Angleze.
FA shton se institucionet përkatëse po e shqyrtojnë me kujdes vendimin dhe pasojat që ai mund të sjellë.
“Po e vlerësojmë me kujdes këtë vendim dhe implikimet e tij dhe do të ndërmarrim masat e nevojshme”, thekson Federata Angleze.
Çështja pritet të ketë pasoja të rëndësishme për futbollin anglez, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te hapat që do të ndërmarrin institucionet kompetente pas vendimit të Komisionit të Pavarur.

