Federata e Futbollit ofron trajtim të specializuar për Luis Meçjan

Federata e Futbollit ka vendosur të ndihmojë Luis Meçjan, 14-vjeçarin që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”. Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë së Dinamo City ka nevojë për fizioterapi.

Luis Meçja do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”. Shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit.

FSHF i uron shërim të plotë futbollistit Luis Meçja dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.

SHKARKO APP