Federico Chiesa i vetofrohet Barcelonës, por ata e cilësojnë si zgjedhje “të tretë”

Në orët e fundit, Federico Chiesa iu është ofruar Barcelonës pasi ka mbetur jashtë planeve të Juventusit për sezonin e ri.

Për momentin, negociatat nuk kanë nisur me klubin katalanas, e cila ka objektiva të tjerë në merkaton e kësaj vere. Për këtë arsye ka qëndruar e ftohtë karshi sulmuesit anësor italian, por nuk përjashtohen zhvillime të mëtejshme.

Barcelona në fakt është në kërkim të një anësori, por në këtë rol objektivi ka qenë dhe mbetet Nico Williams. Objektivi më konkret ndërkohë është Dani Olmo, me të cilin kanë nisur dhe kontaktet.

Gjithsesi nëse Nico Williams nuk vjen, katalanasit mund të blejnë një tjetër anësor. Federico Chiesa mund të përfaqësojë mundësinë klasike për t’u kapur ndoshta në fund të merkatos së kësaj vere nga katalanasit. Juventusi nxiton ta shesë për të mos e humbur falas në pak muaj dhe gjithashtu do të mjaftohej me 15 milionë euro.

SHKARKO APP