Felipe Melo: Juventusi që përmbysi Atletico Madridin kishte Ronaldon, sot jo

Ziraat Turkish cup semi final first match between Galatasaray and Sivasspor at Turk Telekom Arena in Istanbul on April 30, 2015. Final Score: Galatasaray 4 - Sivasspor 1 Pictured: Felipe Melo of Galatasaray. PUBLICATIONxNOTxINxTUR Ziraat Turkish Cup Semi Final First Match between Galatasaray and Sivasspor AT Turkcell Telekom Arena in Istanbul ON April 30 2015 Final Score Galatasaray 4 Sivasspor 1 Pictured Felipe Melo of Galatasaray PUBLICATIONxNOTxINxTUR

Ish-mesfushori brazilian Felipe Melo ka komentuar përballjen mes Juventus dhe Galatasaray, në prag të ndeshjes së kthimit të “play-off”-it të Champions League, duke folur për lidhjen e tij të fortë me klubin turk dhe për ndryshimet që ka pësuar Juventusi ndër vite.

Braziliani theksoi se sekreti i Galatasarayt qëndron te fryma familjare brenda klubit, duke shtuar se është e vështirë të mos krijosh lidhje emocionale me skuadrën dhe tifozët.

“Sekreti i Galatasaray? Atje janë si një familje. Është e pamundur të mos dashurohesh me atë klub. Kur isha te Juventusi, transferimi im te PSG ishte pothuajse i kryer, por pasi pashë tifozët turq në një miqësore në Austri, u dashurova menjëherë”, u shpreh Melo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket ndeshjes në Torino, Melo u shpreh se përballjet me Juventusin në transfertë janë gjithmonë të vështira, por shtoi se ekziston një diferencë e madhe mes skuadrës aktuale dhe asaj që dikur arriti përmbysjen ndaj Atlético Madrid.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të luash ndaj Juventusit jashtë fushe është gjithmonë e vështirë, por ka një ndryshim të madh mes skuadrës që përmbysi Atlético Madridin dhe asaj të sotmes; atëherë ishte Cristiano Ronaldo. Juventusi me dhe pa Ronaldon është krejt tjetër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?