
Marouane Fellaini është shëruar nga koronavirusi, pasi ishte infektuar në datën 22 mars duke rezultuar pozitiv pas testit të bërë me tampon. Ditën e sotme mesfushori belg ka braktisur spitalin.
Ish-lojtari i Manchester United është i pari dhe i vetmi futbollist i China Super League që u prek nga epidemia. Tashmë do të duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë, ashtu si parashikohet nga protokolli kinez, përpara se të rinisë stërvitjen.
Fellaini u transferua nga United shkurtin e vitit të kaluar, ndërkohë që në vitin e parë ka arritur që të shënojë 12 gola në 34 ndeshje.

