Femra e parë me hixhab që fiton medalje olimpike
Kimia Alizadeh Zenoorin nga Irani shkruajti historinë të enjten në darkë, duke marrë medalje bronzi në sportin e taekuondosë për femra në disiplinën 57 kg.
Ajo u bë femra e parë iraniane që fiton një medalje në një event olimpik. Alizadeh mundi suedezen Nikita Glanovic për të fituar medaljen historike.
Kjo është një domethënie e madhe në favor të pabarazisë gjinore nën flamurin e një kombi famëkeq për trajtimin diskriminues ndaj femrave.
Femrat iraniane madje nuk lejohen në stadiume ku atletët janë vetëm meshkuj.
“Jam shumë e lumtur për vajzat iraniane sepse kjo është medalja e parë, dhe shpresoj që në Olimpiadën e ardhshme të marrim medalje ari,” thotë Alizadeh, që garoi e mbuluar.
Shumë pak femra irainiane kanë konkuruar në Olimpiada që nga vitit 1979.
KOHA JONË SONDAZH

