Fenerbahce mendon tërheqjen nga Superliga pas dhunës së tifozëve të Trabzonsporit

Pas ngjarjes së shëmtuar dhe skandaloze në Superligën turke, ku tifozët e Trabzonit goditën lojtarët e Fenerbahçes, reagim të menjëhershëm pati nga e gjithë bota e futbollit.

Vetë klubi i Fenerbahçes po mendon dhe tërheqjen nga elita e futbollit turk nëse këto sjellje aspak sportive nuk dënohen nga institucionet përkatëse.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi bëri të ditur se do të mbahet një Asamble të Jashtëzakonshme në fillimin e muajit prill, ku do të diskutohen “veprimet që duhen ndërmarrë, përfshirë tërheqjen të skuadrës së futbollit nga Superliga, si rrjedhojë e ngjarjeve të turpshme që kanë ndodhur së fundmi në futbollin turk”, shkruhet mes të tjerash në këtë deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?