Ferguson: Rooney nuk e ndalte dot pijen dhe tradhtinë ndaj gruas!

Sir Alex Ferguson pretendon se ish-lojtari i i tij te Manchester United, Wayne Rooney, nuk e mbante dot pijen dhe e kishte të pamundur të mos tradhtonte bashkëshorten e tij Coleen.

Në një rrëfim për Alastair Campbell, trajneri legjendar zbulon kështu detaje nga jeta e sulmuesit anglez, i cili tanimë ka nisur karrierën si trajner, me Derby County.

Në një botim të fundit, Campbell risjell në vëmendje një bisedë me skocezin, të realizuar në vitin 2010, disa ditë pasi në media ishte botuar një lajm ku thuhej se Rooney kishte paguar 1000 paund për të kaluar natën me një prostitutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Folëm për Rooney-n. Mu duk pak i mërzitur për të. Gazetat shkruanin vetëm për marrëdhëniet e tij me prostituta. E pyeta: “Çfarë do të bësh me të?” Ndërsa ai mu përgjigj: “E ç’mund të bëj?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk duhet të pijë fare. Ka një sjellje jo të hijshme dhe mërzit lojtarët e tjerë pasi do të jetë gjithmonë nën kontroll”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?