Ferguson shprehet i sigurt: “Topin e Artë” e meriton “djali” im
Dita kur do të shpallet fituesi i topit të artë po afron dhe për fituesin ka mjaft dilema. Ndryshe mendon “Sir” Alex Ferguson që për mediat në Spanjë e shpreh hapur mbështetjen për Kristiano Ronaldon. Siç i shkon për shtat atij, jep dhe argumentat se përse mendon se duhet ta fitojë Portugezi.
“Viti 2016 ka qenë fantastik për Ronaldon. Sukseset e tij janë të paarritshme, kaloi një vit të mrekullueshëm duke fituar Champions Leaguen me Realin dhe kampionatin Europian me Portugalinë. Nuk mund të mendoj që dikush tjetër të marrë trofeun e ‘Topit të Artë’. I meriton sepse ishte askushi dhe falë një faktori që është thelbësor, etika në punë, e bën atë që është sot. Në moshë shumë të re ishte shembull për të gjithë te Mançester Junajtid”.
Ferguson e njeh mjaft mirë Ronaldon pasi e mori atë në moshën 17-vjeçare nga Sporting Lisbona dhe e shndërroi në një yll të ri botëror.
KOHA JONË SONDAZH

