“Ferrari po mbron jetën e italianëve”, kompania po prodhon valvola respirative dhe maska mbrojtëse

In this photo released by Ferrari Thursday, April 16, 2020, is shown one of the respirator valves and fitting for protective masks produced by Ferrari at its Maranello plant, as one of its initiatives in support of health workers treating coronavirus patients. The department where car prototypes are usually built is producing these thermoplastic components. (Ferrari Media via AP)

Prodhuesi italian i makinave sportive Ferrari ka njoftuar se do të prodhojë valvola respiratore dhe pajisje për maska mbrojtëse të fytyrës, si pjesë e përpjekjeve për parandaluar pandeminë e koronavirusit, sipas një deklarate sot.

“Ferrari ka filluar të prodhojë valvola respiratore dhe maska mbrojtëse në fabrikën e saj Maranello si një nga iniciativat në mbështetje të punonjësve shëndetësorë që trajtojnë pacientët me koronavirus,” tha kompania.

Sipas Ferrarit, pajisjet e sapo zhvilluara do të shpërndahen në spitale të ndryshme italiane, përfshirë ato në Bergamo, Xhenova, Modena dhe Sassuolo, si dhe punonjësve shëndetësorë në qytetin e Medicina, afër Bolonjës.

Në një deklaratë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se vendi është krenar për përpjekjet e Ferrari për të mbështetur punëtorët e kujdesit shëndetësor.

“Ferrari, një nga përsosmëritë tona italiane, ka vendosur aftësitë e saj për t’u përballur me koronavirusin dhe për të mbrojtur jetën e italianëve … duke e ditur që kompania po ndihmon vendit na bën krenarë,” tha Di Maio.

SHKARKO APP