Festimi me maskë i kushton shtrenjtë, Dortmund gjobë të majmë Aubameyang
Sporti E Enjte, 20 Maj 2021 14:58
Në ndeshjen derbi të luajtur të shtunën kundër Schalke, 27 vjeçari festoi golin e avantazhit duke vendosur një maskë që mbante logon e “Nike”, rivale e sponsorit zyrtar të Dortmundit, “Puma-s”.
Për këtë arsye, klubi verdhezi ka menduar të penalizoi sulmuesin e tij për një veprim që është konsideruar si i ekzagjeruar dhe aspak etik.
Aubameyang njihet për festimet e ekzagjeruara ku kohë më parë i ishte tërhequr veshi nga drejtues të klubit, por kësaj here duket se nuk ia ka hedhur me kaq.
KOHA JONË SONDAZH

