Festimi ushtarak ndaj Shqipërisë e Francës, UEFA dënon Turqinë

UEFA ka gjobitur Federatën Turke të Futbollit pas festës me nderim ushtarak të kombëtares së futbollit në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020. Kombëtarja turke, që la pas Shqipërinë për tu kualifikuar në Europian u gjobit me 50 mijë euro për festimin e lojtarëve në stilin ushtarak.

Ekipi i drejtuar nga Senol Gunes festoi golat në stilin ushtarak në sfidat me Shqipërinë më 11 tetor dhe tre ditë më pas ndaj Francës, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit që zhvillohet sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Federatës turke, Servet Yardımcı ka mohuar faktin se gjoba është për këtë rast: “Nuk ka asnjë gjobë të dhënë në lidhje me përshëndetjen ushtarake. UEFA ka dhënë një gjobë prej 50,000 euro vetëm në lidhje me incidentet e tifozëve. ”

 

SHKARKO APP