Festoi 58-vjetorin, argjentinasit e “përjetësojnë” Maradonën
Ish-lojtari i Kombëtares së Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka mahnitur një botë të tërë më talentin dhe perfeksionin në fushën e lojës. Por, edhe njëherë mbështetësit dhe tifozët kanë gëzuar së bashku për datëlindjen e “maestros” së futbollit.
Një statujë bronzi për të festuar 58-vjetorin e legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona
Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, e nderoi në këtë mënyrë kampionin e botës në vitin 1986 një ditë pas ditëlindjes. Kjo vepër është vendosur pranë stadiumit të Argentinos Juniors, skuadër ku “El Pibe de Oro” debutoi në vitin 1976. Karriera e tij në fushën e futbollit si futbollist ka prekur majat, ndërsa në drejtimin e skuadrave si trajner, Maradona nuk ka patur suksesin e duhur.