Feyenoord-Inter dhe variabëli i Ramazanit, 6 lojtarë agjërojnë para ndeshjes

Interi do të sfidojë sot Feyenoordin në Champions League, në duelin e parë të fazës së 1/8-ve. Një ndikim në këtë duel mund të ketë edhe muaji i shenjtë i Ramazanit, cili ka filluar më 1 mars dhe do të përfundojë më 29.

Lojtarët të cilët agjërojnë nuk duhet të konsumojnë ushqim dhe pije deri në muzg dhe diçka e tillë mund të ndikojë jo pak në performancën e tyre.

Një situatë që shqetëson veçanërisht trajnerin e ekipit holandez, Van Persie. Përveç mungesave nga dëmtimet, 5 futbollistë do të jenë me agjërim. Një situatë që ka më pak ndikim te Interi, pasi tek zikaltrit agjëron vetëm Mehdi Taremi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?