FIFA: Gjobë dhe 2 ndeshje pezullim për Berishën

Pezullim dhe gjobë për Etrit Berishën nga Fifa. Ai episod i shumëdiskutuar me Zahev gjatë ndeshjes me Izraelin ku u ndëshkua me karton të kuq do t’i kushtojë më tepër gardianit të shtyllave kuqezi. Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se Komisioni i Disiplinës në Fifa në mbledhjen e 9 dhjetorit ka ndëshkuar portierin Etrit Berisha me dy ndeshje pezullim. Vec kësaj mase Berishës do ti duhet të shlyejë edhe një ndëshkim financiar në masën e një gjobe prej 5 mijë frangash zvicerane.

Giani De Biasit në këtë mënyrë do ti duhet të bëjë pa portierin e parë të Kombëtares në dy ndeshje të rëndësisë maksimale në fushatën e kualifikueseve të Botërorit Rusi 2018, pasi humbet shërbimet e Berishës për takimin e 24 marsit në Palermo me Italinë, si edhe ndeshjen tjetër që me shumë mundësi do të përcaktojë fatin e kësaj fushate për Shqipërinë, transfertën e 11 qershorit me rivalët e drejtëpërdrejtë në grup, Izraelin. Disiplinori i Fifas nuk ka lënë pa ndëshkuar edhe FSHF, së cilës do ti duhet që sërish të paguajë një gjobë, këtë herë në shumën e 10 mijë frangave zvicerane, masë kjo e motivuar nga Fifa, “për sjellje të gabuar të tifozëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?