FIFA i jep Çmimin e Paqes presidentit të SHBA, Donald Trump

FIFA ka njoftuar krijimin e një Çmimi për Paqen, lajm i bërë publik nga presidenti i saj, Gianni Infantino, në prag të pjesëmarrjes së tij në “America Business Forum” në Miami, ku ndër folësit pritet të jetë edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Ky çmim i ri do të jepet çdo vit dhe për herë të parë do të dorëzohet gjatë shortit të Kupës së Botës 2026, i planifikuar të mbahet në Washington më 5 dhjetor.

“Futbolli punon për paqen dhe, në emër të gjithë komunitetit futbollistik, Çmimi i Paqes i FIFA-s do të vlerësojë përpjekjet e jashtëzakonshme të individëve që bashkojnë njerëzit dhe japin shpresë për brezat e ardhshëm”, deklaroi Infantino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, mediat amerikane kanë spekuluar se fituesi i parë i këtij çmimi mund të jetë pikërisht Donald Trump, me të cilin Infantino ka ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë personale dhe që pritet të marrë pjesë në ceremoninë e shortit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?