FIFA: Kosova dhe Kroacia gjobiten për thirrjet kundër serbëve

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Kroacisë me gjithsej 80 mijë franga zvicerane, për brohoritjet e tifozëve të tyre kundër serbëve, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Tifozët e të dy kombëtareve janë dëgjuar duke brohoritur “vrasje serbëve” në gjuhën shqipe dhe kroate, gjatë takimit Kosovë-Kroaci, e cila përfundoi me fitoren e kroatëve me rezultat 6:0, raporton agjencia AP nga Cyrihu.

Takimi u zhvillua më 6 tetor në Shkodër, pasi Kosova nuk tadium të licencuar për ndeshje të nivelit të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata e Futbollit e Kroacisë është dënuar me 50 mijë, ndërsa ajo e Kosovës me 30 mijë franga zvicerane, ka njoftuar sot FIFA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?