FIFA merr vendimin për turpin e sfidës Brazil-Argjentinë

FIFA ka vendosur që ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022, do të riluhet. Sfida u anulua për shkak të problemeve të disa lojtarëve të Argjentinës, të cilët në teori nuk duhej të hynin në territorin brazilian dhe policia shkoi t’i deportonte në stadium, pak minuta para sfidës.

FIFA bëri të ditur sot se ndeshja do të riluhej në një datë dhe orë që mbetej të caktohej nga ajo, teksa ka bërë përgjegjëse të dy skuadrat për ngjarjet e turpshme.

Federata Braziliane u ndëshkua me 500 mijë franga zvicerane për shkelje sa i përket rregullit dhe sigurisë, ndërsa ajo argjentinase me të njëjtën shifër pasi nuk kishte përmbushur detyrimet për zhvillimin normal të një sfide. Nga një gjobë prej 50 mijë frangash u shtohej të dy palëve për shkak të braktisjes së ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse katër lojtarët e përfshirë në këtë çështje, u ndëshkuan me 2 ndeshje pezullim pasi nuk i ishin përmbushur detyrimeve sipas protokollit të masave anti-covid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?