FIFA miraton katër risi për Kupën e Botës 2026
FIFA ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren e lojës për ndeshjet e ardhshme të Botërorit 2026, me synimin për të shmangur parregullsitë dhe humbjen e kohës që shpesh shfrytëzohen nga skuadrat në momentet vendimtare të ndeshjeve. Vendimi i marrë synon të rrisë cilësinë dhe ritmin e lojës në turneun që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ndryshimet lidhen kryesisht me zëvendësimet, dëmtimet, rivëniet anësore dhe ndërhyrjen e teknologjisë VAR.
Zëvendësimet-Lojtarët që zëvendësohen do të kenë vetëm 10 sekonda për të dalë nga fusha. Nëse vonohen, lojtari që hyn do të duhet të presë 1 minutë para se të futet në lojë.
Rivëniet anësore-Topi duhet të hidhet në lojë brenda 5 sekondave. Nëse kjo nuk ndodh, rivënia do t’i kalojë skuadrës kundërshtare.
Trajtimi mjekësor-Futbollistët që marrin ndihmë mjekësore duhet të dalin jashtë fushës dhe të presin 1 minutë para se të rikthehen në lojë.
Ndërhyrja e VAR-Sistemi Video Assistant Referee do të ketë kompetencë të ndërhyjë edhe në rastet e kartonit të dytë të verdhë dhe në situatat e goditjeve nga këndi, nëse konstatohet një gabim i qartë i arbitrave.
KOHA JONË SONDAZH

