FIFA publikon renditjen e re/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova rekord historik

FIFA ka përditësuar së fundmi renditjen e kombëtareve, duke marrë në konsideratë paraqitjet e tyre të fundit.

Sa i takon Shqipërisë, kuqezinjtë e Sylvinhos mbeten në vendin e 65-të me 1275,57 pikë. Në ndeshjet e nëntorit, Kombëtarja jonë barazoi me Çekinë, ndërsa më pas u mund nga Ukraina.

Për herë të parë në histori, Kosova e sheh veten në vendin e 99-të, duke u ngjitur kështu në dy pozicione.

“Dardanët” kanë 1219.82 pikë,  pas disfatës ndaj Rumanisë dhe suksesit ndaj Lituanisë.

Argjentina është në vendin e parë dhe ndiqet nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.

SHKARKO APP