FIFA: Renditja, ja vendi i Kombëtares Shqiptare

Asnjë ndryshim pozicioni për kombëtaren shqiptare të futbollit në renditjen e re të publikuar nga FIFA. Edhe në klasifikimin e muajit Gusht kuqezinjtë e Gianni De Biasit vazhdojnë të mbajnë vendin e 37-të në Botë në kuotën e 739 pikëve.

Shumë pak kombëtare kanë arritur të fitojnë pozicione ose të humbasin ndonjë vend në renditje në këtë klasifikim të ri të publikuar nga qeveria e futbollit Botëror kjo për vetë faktin se shumica e ekipeve përfaqësuese nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore që pas përfundimit të Euro 2016-të.

Kombëtarja shqiptare në klasifikimin e FIFA-s për muajin Gusht lë pas përfaqësuese të tilla si Rusia, Irani, Suedia e Senegali e Paraguai ndërsa përpara në renditje ka kombëtare si Republika Ceke, Gana apo Bregu i Fildishtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy impenjimet e radhës për kombëtaren kuqezi janë ato ndaj Marokut dhe Maqedonisë. Miqësorja ndaj përfaqësueses afrikane do të zhvillohet në datën 31 Gusht në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa sfida eliminatore për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018, 5 ditë më pas në të njëjtin stadium.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G të eliminatoreve të Kupës së Botës, Spanja pozicionohet në vendin e 8-të në renditjen e FIFA-s, Italia në vendin e 10-të, Izraeli shumë më poshtë se kuqezinjtë në vendin e 76-të, Maqedonia e 138-ta ndërsa Lihtenshtejni i 182-ti.

Klasifikimi vazhdon të kryesohet nga Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?