FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit 2026, është “perla” e shënuar nga Cabral

FIFA ka zyrtarizuar golin më të bukur të Kupës së Botës 2026 dhe protagonisti i këtij vlerësimi është futbollisti i Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral.

Mbrojtësi i majtë ka fituar çmimin prestigjioz për realizimin spektakolar në ndeshjen ndaj Argjentinës, një gol që mahniti tifozët dhe ekspertët e futbollit gjatë turneut.

Me këtë arritje, Cabral hyn në historinë e Botërorëve, pasi bëhet futbollisti i parë nga një kombëtare afrikane që fiton çmimin për golin më të bukur të një edicioni të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i tij erdhi në sfidën e fazës së 1/16-ave kundër Argjentinës. Në minutat shtesë të takimit, Cabral realizoi një aksion individual të jashtëzakonshëm, duke kaluar me një driblim elegant Alexis Mac Allister, përpara se të godiste fuqishëm nga jashtë zonës dhe të mposhte portierin Emiliano Martínez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse Kepi i Gjelbër u eliminua dramatikisht pas një autogoli në fundin e kohës shtesë, paraqitja e skuadrës në debutimin e saj historik në Kupën e Botës 2026 mbetet një nga surprizat më të bukura të turneut.

Tashmë, goli i Sidny Lopes Cabral është i gdhendur në historinë e futbollit botëror, pasi FIFA e ka shpallur zyrtarisht si realizimin më të bukur të Botërorit 2026.

Sidny Lopes Cabral Goal | Argentina 3-2 Cabo Verde | FIFA World Cup 2026™

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?