Figo: Messi po të dojë që të largohet, s’e ndal dot askush!
Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona. Luis Figo mendon se argjentinasi do të ikë pa probleme nëse ka dëshirë. Ish-futbollisti i Barcelonës flet për “Marca Sport Weekend” duke dhënë mendimin e tij për situatën.
“Ashtu si të gjithë tifozët e futbollit dhe jo vetëm dhe unë pashë këtë verë përpjekjet e Messit për t’u larguar nga Barcelona. Sigurisht që Leo ka motivet dhe arsyet e tij që kërkonte një aventurë të re. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më parë.
Është e vërtetë që çdo klub dëshiron ta këtë një lojtar si Messi, por kjo varet nga disa faktorë. Situata financiare në klub, paga që do të kërkojë ai apo dhe vetë vullneti i lojtarit. Por, siç ndodh edhe në jetë nëse nuk dëshiron të jesh diku, në fund nuk ka asgjë që mund të ta ndryshojë mendjen”, përfundon Figo.