Figo tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Barcelona te Reali

Luis Figo bisedoi me Instagram me Fabio Cannavaro, me të cilin ndau kujtimet kur të dy ishin pjesë e Real Madridit. Ai gjithashtu shpjegoi arsyen pse u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar “Los Blancos”, një lëvizje që nuk u fal asnjëherë nga tifozët blaugrana.

“Ishte një vendim i rëndësishëm dhe i vështirë, sepse u largova nga një qytet që më dha shumë e ku ndihesha mirë. Por kur nuk ndien mirënjohjen për atë që keni dhënë, nëse të vjen një propozim nga një klub tjetër, sigurisht që e merr në konsideratë.

Në karrierën time kam luajtur me futbollistë të shkëlqyeshëm. Ronaldo, Zidane, Rivaldo, Stoichkov, Guardiola, Hierro, Verón… dhe me atë, i cili ishte gjithmonë i përgatitur për të shënuar, Raúl. Nëse flisni për Ronaldon, të vijnë në mendje karakteristikat e tij, shpejtësia dhe fuqia, por për Raul është e vështirë të zgjedhësh një karakteristikë, ai kishte pak nga të gjitha. Shënonte gjithmonë dhe bënte diferencën”, u shpreh Figo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?