Finalet e Europianit U-17 në Shqipëri? Vendimi mësohet më 26 shtator

Federata Shqiptare e Futbollit, ka aplikuar që të presë finalet e Europianit për disa grupmosha. Besimi është për organizimin e finaleve të Europianit 2025, kjo për 17-vjeçarët. Data kur do të mësohet nëse Shqipëria e merr organizimin, është 26 shtatori.

”FSHF organizon 12-13 turne ndërkombëtare në vit. Besimi i finales së Konferencë Ligës dhe dalja me sukses, ishte një provë e rëndësishme që ne kemi kapacitetet e duhura për të organizuar evente të tilla”,-tha Andi Verçani, drejtor komunikimi pranë FSHF-së.

Por nga ana tjetër, ai pranon se një organizim i tillë kërkon investime infrastrukturore. ”Përkthehet në një vizibilitet në ato vende. Mijëra tifozë që vijnë dhe e ndjekin ekipin e tyre në ndeshje që do të luhen në Shqipëri dhe sigurisht përkthehet në turistë dhe vizitorë për këtë vend”.

SHKARKO APP